E kërkon gjysma e Anglisë, Chelsea e çon thuajse në 50 mln euro vlerën e Brojës
Armando Broja është një nga sulmuesit më të spikatur në Premier League këtë sezon. I huazuar nga Chelsea te Southampton, Broja ka dëshmuar se talenti i tij është i padiskutueshëm.
Southampton është i vendosur të blejë përfundimisht kartonin e bomberit shqiptar, të cilin Chelsea e ka vlerësuar për 25 milion paund. “The Saints” janë të gatshëm të shpenzojnë këtë shumë për Brojën edhe pse kjo do ta bënte blerjen e tyre më të madhe të historisë së klubit.
Gjithsesi performanca e tij ka bërë Chelsean të rishikojë vlerën e kartonit të tij. Ofertat e shumta të ardhura drejt klubit të Chelsea, me ekipe si Arsenal dhe Neëcastle e deri te Bayern Munich dhe Dortmund.
Chelsea i trembet ofertave të shumta për Brojën dhe kështu ka vendosur se kartoni i tij nuk do të jetë më 25 milionë, por 40 milionë paund (47 milionë euro). Një nga skuadrat pretendente është edhe Evertoni, që drejtohet nga ish-trajneri i Chelsea-t, Franck Lampard.
KOHA JONË SONDAZH

