E kërkon gjysma e Europës, Dortmundi fikson çmimin e Bellingham

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori anglez ka filluar sezonin e tretë me Borussia Dortmund, teksa u ble për 25 milionë euro nga Birminghami dy vite më parë.

19-vjeçari anglez është kthyer në liderin e mesfushës së verdhezinjve gjermanë, teksa numëron edhe 15 ndeshje me kombëtaren angleze. Klube si Liverpool, Real Madrid, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea po garojnë për shërbimet e tij.

Drejtuesit e Dortmundit e kanë të qartë potencialin e Bellingham dhe kanë vendosur edhe çmimin që duhet paguar për shërbimet e tij: 150 milionë euro.

Klubi gjerman synon të përfitojë sa më shumë nga largimi i tij, ndërkohë që vijon dhe negociata për rinovimin e kontratës aktuale që skadon në vitin 2025.

SHKARKO APP