E kërkon gjysma e Europës, Juventus futet në “valle” për sulmuesin e Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka kërkuar largimin në fund të sezonint nga katalanasit. Janë disa ekipe në garë për shërbimet e francezit, ku mund të përmendim klube si Manchester United, PSG dhe Liverpool.

Por, sipas raportimit të “Mundo Deportivo” në garë për 23-vjeçarin është futur edhe Juventusi. Kampionët e Serie A kërkojnë një përforcim në repartin e sulmit, pasi Alvaro Morata pritet të largohet gjatë verës.

Kontrata e Dembeles përfundon në vitin 2022 dhe do të jetë po vetë lojtari që do të vendosë për të ardhmen e tij. Megjithatë, edhe vetë Barcelona dëshiron që Ousmane të largohet këtë verë se sa ta humbasin sezonin e ardhshëm me parametra zero.

SHKARKO APP