E kërkon Juvja dhe Interi, Tonali: Me Pirlon ngjasoj vetëm nga flokët!

Në Itali e cilësojnë si Pirlo i ri për shkak të ngjashmërive fizike, por edhe për të stilit të lojës. Gjithsesi vetë talenti Sandro Toneli nuk mendon të njëjtën gjë, në një intervistë që ka dhënë së fundmi.

“Gennaro Gattuso ishte idhulli im. Sot frymëzohem nga Luka Modric, në mesin e lojtarëve. Më krahasojnë me Pirlon? Është faji i flokëve … Nuk më shqetëson ky krahasim. Të kesh ngjashmëri është një gjë, por në fushë është gjithçka ndryshe. Pirlo kishte cilësi të çmendura. Unë nuk e di se kush do ta arrijë atë.

E ardhmja? Nuk mendoj për merkaton, nuk më intereson, të paktën jo tani. Nuk flas kështu vetëm për kortezi. Jam i interesuar ta përfundoj më së miri sezonin, sepse ndiej se kam akoma shumë për t’i dhënë Brescias. Dua t’ia shpërblej, sepse Brescia besoi tek unë.

Më pas, do të shohim. Presidenti Cellino thotë se nuk më shet as për 300 milionë? Ai më do si të më kishte djalë. Edhe unë e dua shumë. Gjithmonë më jep këshilla të rëndësishme. Pavarësisht shifrave që përfliten, unë jam gjithmonë mjaft i qetë. Kjo është cilësia ime e fortë”, deklaroi Toneli.

SHKARKO APP