E kontestojnë të gjithë, por gjyqtari brazilian mund të vendos drejtësi në finalen e Kupës së Botës

Besojeni ose jo, por një nga arbitrat më të kontestuar, mund të vendos drejtësi në finalen e Kupës së Botës. Bëhet fjalë për brazilianin, Wilton Sampaio, i cili arbitroi duelin mes Anglisë dhe Francës në çerekfinale, por që u kontestua shumë nga lojtarët anglezë për shkak të sjelljes së tij në fushë: shumë vendime të vonuara dhe mungesa e sigurisë në shumë raste.

Ai është një nga arbitrat që është ende në Katar dhe mund të gjykojë finalen e 18 dhjetorit. Kandidat potencial është edhe gjyqtari Anthony Taylor, ndërkohë që anglezi tjetër Michael Oliver është dërguar në shtëpi.

Maguire pas ndeshjes ndaj Francës tha për Sampaion: “Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë performancën e tij, numri i vendimeve të gabuara ishte i pabesueshëm”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP