E KRYER/ Atletico Madrid blen për shifrën rekord sulmuesin e City-it

Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez do të jetë lojtari më i ri i Atletico Madrid. Ylli argjentinas do të transferohet nga Manchester City te skuadra e njohur spanjolle.

Transferimi i Alvarez te Atlético do të bëhet më i shtrenjti në historinë e klubit anglez. Manchester City do të marrë rreth 80 milionë euro, duke përfshirë dhe bonuset.

Një shifër që dëshmon investimin e madh të bërë nga skuadra e Pep Guardiolës në 2 vjet e gjysmë më parë, kur e morën nga River Plate vetëm për 21 milionë euro, ndërkohë që tashmë e shesin për 4 herë më shumë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP