E KRYER/ Interi i kundërpërgjigjet Juves, bën një blerje të madhe në merkato
Interi bën një goditje të madhe në merkato. Skuadra zikaltër ka arritur një marrëveshje totale me Atalantën për transferimin e Robin Gosens, teksa shumë shpejt do të vijë edhe konfirmimi zyrtar.
Simeone Inzaghi do të ketë një tjetër mbrojtës anësor, i aftë për të luajtur shumë dhe në fazën sulmuese. Mediat italiane njoftojnë se Intei do të paguajë 3 milionë euro për huazimin e tij dhe 22 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare në fund të sezonit, e cila është e detyrueshme.
Gosens pritet që të enjten të kryejë vizitat mjekësore në Milano dhe më pas do të firmosë kontratën, e cila me shumë mundësi do të jetë deri në qershor të vitit 2026 me vlerë 3 milionë euro në sezon. Inter në ditët në vijim do të tentojë dhe afrimin e Caicedos, nëse Genoa pranon huazimin e tij. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

