E KRYER/ Interi ka firmosur parakontratë me sulmuesin francez

Oliver Giroud sipas mediave italiane mund të quhet një futbollist i Interit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi francez do të dalë si lojtar i lirë nga Chelsea dhe me shumë mundësi do të bashkohet me Interit.

“Tuttosport” raporton se ky operacion mund të quhet i kryer, teksa futbollisti ka rënë dakord me klubin zikaltër për termat personal të kontratës.

Francezi ishte pranë Interit dhe në merkaton e janarit, por në fund nuk u arrit marrëveshja. Lazio e Igli Tares kishte nisur ngacmimet drejt Londrës për të siguruar shërbimet e lojtarit, por zikaltrit janë treguar më të shkathët.

Girourd ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Interin me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër.34-vjeçari ka shënuar vetë 3 gola në 13 ndeshje me skuadrën e Bluve të Londrës gjatë këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP