E KRYER/ Juventus nuk ndalet në merkato, arrihet akordi final me mesfushorin zviceran

Juventus nuk di të ndalet në merkato. Skuadra bardhezi pas Vlahovic ka arritur që të sigurojë dhe goditjen e dytë, këtë herë në repartin e mesfushës.

Mediat italiane njoftojnë se është arritur një marrëveshje totale me Denis Zakaria, nga ekipi i Gladbah. Futbollisti me pasaportë zvicerane do të mbërrijë nesër në Torino për të kryer vizitat mjekësore.

Gladbah do të përfitojë 5 milionë euro, ndërkohë që 3 milionë euro mund t’i fitojë në formë bonusesh. Kujtojmë që Juventus ka arritur akord për largimin e Bentancur dhe Kulusevskit te Tottenhami. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?