E KRYER/ Juventusi i pandalshëm në merkato, transferon yllin holandez

Juventus nuk ka ndërmend të ndalet në merkato këtë sezon. Pas shumë refuzimeve, bardhezinjtë kanë siguruar tashmë dhe në mënyrë zyrtare shërbimet e Koopmeiners nga Atalanta.

“Zonja e Vjetër” do të paguajë 52 milionë euro, plus 7 në formë bonusesh. Në orët në vijim, ylli holandez do të zhvendoset në Torino për të kryer dhe vizitat mjekësore dhe për të nisur aventurën e re.

Nuk mbaron këtu, pasi Juventus dëshiron të marrë edhe Jadon Sancho, jashtë planeve të Manchester United dhe i lënë në tribunë nga Ten Hag, në ndeshjen kundër Brighton.

Bardhezinjtë synojnë huazim pa detyrim blerjeje, me “Djajtë e Kuq” që paguajnë një pjesë të pagës prej 8 milionë eurosh neto.

SHKARKO APP