E KRYER/ Paulo Dybala i thotë “po” Romës, pritet të marrë 10-tën e Tottit

Paulo Dybala mund të quhet futbollisti më i ri i Romës. Futbollisti i verdhekuqve ka arritur marrëveshje me klubin kryeqytetas, teksa ishte një futbollist i lirë.

Roma i ka ofruar argjentinasit një pagë prej 7 milionë euro në sezon dhe duket se Dybala ka pranuar edhe për arsye të Mourinho-s. Mediat italiane shkruajnë se Dybala i ka thënë “po” Romës në orët e vona të natës.

Nëse gjithçka shkon mirë nga detajet e fundit për t’u realizuar, Dybala do të kryej vizitat mjekësore të mërkurën në kryeqytetin italian. Roma ka fituar konkurrencën e fortë të Interit dhe Napolit për shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?