E largoi për 30 mln euro, Juvja mendon për rikthimin e Kean

STRASBOURG, FRANCE - APRIL 10: Moise Kean of Paris Saint Germain runs in the field during the Ligue 1 match between RC Strasbourg and Paris Saint-Germain at Stade de la Meinau on April 10, 2021 in Strasbourg, France. (Photo by Marcio Machado/Getty Images)

Me Dybalën e Moratën në listën e lojtarëve që do të largohen dhe të ardhmen e pasigurt të Cristiano Ronaldos, drejtuesit e Juventusit po mendojnë për një revolucion në repartin sulmues dhe emrat e piketuar për t’u afruar janë polaku Milik dhe italiani Moise Kean.

Ky i fundit është rritur në klubin bardhezi dhe u shit në verën e 2019-ës për shifrën e 30 milionë eurove te Everton, por këtë sezon i është rritur ndjeshëm vlera, pasi po spikat me fanellën e PSG-së, ku është në huazim. Drejtuesit e Juventusin po marrin në konsideratë rikthimin në “Allianz Stadium” të talentit 21-vjeçar, megjithatë tani duhet të bëjnë llogaritë me pretendimet e Evertonit për të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.

Paratici ka ndërmend të përdorë kartën Adrien Rabiot, me mesfushorin francez që nuk po bind te Juventusi, por që pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti dhe kartoni i tij përllogaritet rreth 35 milionë euro, ndërsa nga shitja e tij bardhezinjtë do të hiqnin edhe një barrë prej 7 milionë eurosh pagë sezonale. Një tjetër ide është ajo e një shkëmbimi kokë më kokë me turkun Merih Demiral, kartonin e të cilit Juve e vlerëson 50 milionë euro, ndonëse futbollisti nuk është titullar në klubin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?