E largoi vitin e kaluar falas, Ajaxi tani shpenzon 20 milionë euro për lojtarin e Leipzig

Brian Brobbey sezonin e kaluar u transferua falas nga Ajaxi te Leipzig. Holandezi e nisi mirë sezonin, por më pas afrimi i Andre Silvës do të vështirësonte qëndrimin e tij.
Në janar, pas vetëm 14 ndeshjesh nga stoli dhe asnjë goli, ai vendosi të rikthehej te Aaxi. Ai ishte zëvendësues i Haller, duke shënuar 8 gola në 14 ndeshje.
Tashmë skuadra holandeze ka vendosur që të blejë kartonin e tij për afro 20 milionë euro, edhe pse në fakt një sezon më parë e lanë të lirë që të largohej falas. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

