Zbulohen detaje të tjera nga agresioni seksual i futbollistit brazilian, Dani Alves
Futbollisti i njohur Dani Alves ndodhet i arrestuar. Të gjitha mediat sportive botërore e kanë lajm të parë.
Pas arrestimit zbulohen detaje të tjera mbi ngjarjen e 30 dhjetorit në një diskotekë të Barcelonës, që çoi në arrestimin e futbollistit brazilian Dani Alves. Lojtari aktualisht ndodhet në burg për agresion seksual, pas denoncimit të një 23-vjeçareje.
Sipas “El Periodico”, Alves dhe e reja kanë qëndruar në tualetin e diskotekës për rreth 15 minuta. Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit, të cilët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së diskotekës.
Sipas versionit të denoncueses, që e ka publikuar “El Periodico”, Alves e ka detyruar që t’i ulet në prehër, më pas e ka përplasur në tokë, e ka goditur me shuplakë, e ka ngritur dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale.
Atë mbrëmje, vajza ka përfunduar në spital, ku i janë bërë edhe ekzaminimet përkatëse për të gjetur mbetje biologjike. Ndërkohë, ish-futbollisti i Barcelonës dhe pjesë e Kombëtares së Brazilit në Botërorin e Katarit, ka deklaruar në gjykatë se ka qenë në diskotekë, por ka qëndruar fare pak aty, duke mohuar agresionin seksual për të cilin akuzohet.
E të mendosh se çfarë femre seksi ka për grua, futbollisti!
Në foto: Dane Alves me të shoqen