E pabesueshme/ Arbitri në La Liga kërkon ndihmën e VAR, por dhoma është… bosh (VIDEO)

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur sonte në mbrëmje në ndeshjen mes Valladolid dhe Real Madrid. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës shumë shpejt me Sergi Guardiolën, por arbitri kërkoi ndihmën e VAR për një pozicion të dyshimtë gjatë aksionit.

Studio e transmetimit si në të gjitha rastet kur jepen episodet e dyshimta dha pamje edhe nga dhoma e VAR, e cila në këtë rast në mënyrë të pakuptueshme ishte bosh.

Ndoshta mund të ketë qenë një gabim teknik, duke dhënë pamje të mëparshme, por imazhet po bëjnë xhiron në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP