E pabesueshme, Haaland mori 12 kg masë muskulore për 15 muaj

Erling Haaland vazhdon të shënojë dhe të jetë protagonist në mediat ndërkombëtare. Super sulmuesi që po shkëlqen te Borussia Dortmund e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë rritjen e tij, duke bërë një punë fantastike me trajnerin personal Borre Steenslid. Ai mori masën e nevojshme muskulore në një hapësirë të vogël kohore. Haaland kishte një fizik të hollë adoleshenti, por trupi i tij pësoi shumë shpejt një shpërthim muskulor.

“Fiziku i tij i përgjigjet mjaft mirë stërvitjeve, sepse ka përfitime gjenetike. Mori 12 kile masë muskulore në 15 muaj. E pabesueshme! Ishte e nevojshme, sepse u rrit 20 centimetra në një kohë të shpejt. Duhet të rinisnim punën nga e para. Konsumonte një pjatë të madhe me ushqim”, deklaroi ish-shoku i tij te Molde dhe tani trajneri personal i sulmuesit norvegjez. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP