E pabesueshme, Hulk ndahet nga e fejuara për t’u lidhur me mbesën e saj

Hulk ka bërë një skandal të vërtet në Brazil. Sulmuesi i njohur i cili luan te Shanghai SIPG është ndarë nga e fejuara e tij, Iran Ângelo de Souza, për t’u lidhur me mbesën e saj, Camila.

Hulk dhe Iran ishin së bashku prej 12 vitesh, kishin tre fëmijë, ndërkohë që këtë vit do të martoheshin, por që lidhja zgjati deri në muajin gusht. Tashmë ai është lidhur me mbesën e saj, teksa është konfirmuar edhe vetë me një deklaratë.

“Këtë të shtunë Hulk ka telefonuar prindërit dhe të vëllain e Camila- për t’i thënë për lidhjen. Lojtari dhe e reja kanë nisur një marrëdhënie së bashku që nga muaji tetor, dhe kanë mbajtur larg publikut informacione. Pozicioni i tij është transparent dhe nuk kërkon që të bëhen komente keqdashëse”, shkruhet në një njoftim të shpërndarë nga përfaqësuesit e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Image result for hulk camila

Image result for hulk camila

SHKARKO APP