E pabesueshme/ Italia mbetet sërish jashtë Kupës së Botës, Bosnja kalon me penallti
Italia është eliminuar në mënyrë dramatike nga Kombëtarja e Bosnjë-Hercegovinës, pas humbjes me penallti, në një sfidë tepër të luftuar.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. “Axurrët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të, falë një supergoli të Moise Kean, i cili realizoi me një goditje të saktë nga jashtë zone, pas asistit të Nicolò Barella.
Megjithatë, në minutën e 41-të ndeshja mori një kthesë të rëndësishme, kur Alessandro Bastoni u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Italinë me një lojtar më pak pas ndërhyrjes ndaj Memic.
Bosnja përfitoi nga epërsia numerike dhe në minutën e 79-të gjeti golin e barazimit me Haris Tabaković, i cili shënoi menjëherë pas aktivizimit në fushë.
Me rezultatin 1-1 pas kohës së rregullt, sfida u vendos nga pika e bardhë e penalltive, ku Bosnjë-Hercegovina u tregua më e saktë, duke siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës, ndërkohë që Italia mbetet sërish jashtë që nga 2014.
KOHA JONË SONDAZH

