Lenglet shokon të gjithë, përqafime dhe buzëqeshje me Lewandowskin pas eliminimit

Barcelona për herë të parë pas 20 vitesh është eliminuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe tashmë skuadra e Xavit do të luajë në Europa League. Katalanasit duhet të fitonin ndaj bavarezëve, por dolën nga fusha me një disfatë 3-0, duke i zbritur në vendin e tretë dhe duke i larguar nga 16 më të mirët në Evropë. Bayerni respektoi kompeticionin deri në fund, duke arritur që ta mbyllë me pikë të plota.

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, me eliminimin tashmë të certifikuar, Clement Lenglet ishte protagonist i një skene që zemëroi tifozët e Barcelonës dhe sipas mediave spanjolle edhe një pjesë të dhomës së zhveshjes.

Teksa shokët e tij u larguan nga fusha me kokën ulur, ai qëndroi për disa minuta duke bërë shaka me Robert Lewandowskin. Humor dhe buzëqeshje mes tyre, duke bërë që tifozët katalans të reagonin në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?