E pabesueshme/ Mbrojtësi holandez refuzoi Realin sepse nuk dinte spanjisht
Shumë pak futbollistë në karrierën e tyre kanë refuzuar ofertën e Real Madridit. Mbrojtësi holandez Bert Konterman ka hedhur poshtë mundësinë për t’u transferuar te Los Blancos në vitin 1999, vetëm për shkakun se nuk dinte spanjisht.
Ai zgjodhi që të qëndronte tek Feynoord, para se të shkonte më vonë tek Rangers në vitin 2000.
“Real Madrid ofroi 20 milionë guilder. Ish-trajneri im Leo Beenhakker ishte trajneri im dhe do të kalonte te Reali. Ai më tha ‘Reali po të pret’. Unë i thash “po bën shaka, nuk të besoj’. Në mendjen time ishte një transferim në Gjermani ose Britaninë e Madhe, pasi flisja shumë mirë gjermanisht dhe anglisht.
Gjuha spanjolle ishte e frikshme për mua, isha pak nervoz për të mësuar në atë kohë spanjisht. Nuk isha i gatshëm për t’u transferuar te Real Madrid. Ishte një veprim i trash nga ana ime. Ata e kishin shumë seriozisht”, deklaroi Konterman. /R.Lika-Koha Jone/