E pabesueshme në Holandë: Raiola ka më shumë ndikim se Cuyff në futboll!

E pabesueshme, por e vërtetë, Mino Raiola është holandezi që ka më shumë influencë në botën e futbollit. Agjenti i njohur lë pas edhe një figurë të madhe si Johan Cruyff, i cili njihet për futbollin total.

Raiola është agjenti i shumë futbollistëve të njohur si Ibrahimovic, Pogba dhe De Ligt, ndërkohë që sipas një sondazhi të “Voetbal International”, ai renditet para emrave ikonë si Koeman apo Cruyff.

52-vjeçari ka pasaportë holandeze dhe italiane, por jeton në Montecarlo. Renditja e “Voetbal International” u hartua përmes votimit të ekspertëve të ndryshëm, të cilët iu përgjigjën pyetjes: “Cilët janë dhjetë holandezët që kanë lënë më shumë shenjë në futboll?”. 50 kryesuesit e revistës janë futbollistë, trajnerë, drejtorë sportive, menaxherë, gjyqtarë dhe ekspertë të marketingu. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP