E pabesueshme/ Një tjetër ekip nga vendet e fundit turpëron Liverpoolin (VIDEO)

E pabesueshme ajo që po ndodh me Liverpoolin. Pas Nottingham, një tjetër skuadër e vendeve të fundit arrin të fitojë ndaj skuadrës së Jurgen Klopp. Këtë herë ishte Leeds që fitoi 2-1 në “Anfield Road”.

Gomez gaboi në minutën e 4-t, duke i dhënë mundësinë Rodrigo-s që të shënonte për Leeds. Reagimi i The Reds erdhi pas 10 minutash me Mohamed Salah, duke i dhënë disi qetësi dhe shpresa vendasve.

Gjithsesi një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Summerville shokoi “Anfield” duke shënuar dhe golin e avantazhit dhe të fitores që vjen pas plotë 21 vitesh. Liverpooli mbetet në vendin e 9-të me 16 pikë, ndërkohë që Leeds me këtë 3 pikësh del për momentin përkohësisht nga zona e ftohtë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP