E pabesueshme/ Portieri shënon në Itali gol nga porta në portë (VIDEO)
Një gol vërtetë i rrallë është shënuar në Seria C në Itali. Portieri Riccardo Gagno duke parë kohën që po fluturonte në duelin e ekipit të tij Modena ndaj Imolese, vendosi që të shkelmonte me sa fuqi kishte topin në fushën kundërshtare.
Për fatin e tij të mirë, topi do të kërcente aq shumë, saqë do të befasonte portierin kundërshtarë dhe më pas do të shkonte në fundin e rrjetës.
Ky gol ka rëndësi të vecantë për Modenën, që kryeson Grupin B në Seria C dhe lufton për ngjitjen në Seria B. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

