E pabesueshme/ Punonjësi i sigurisë dëmton Moratën pas ndeshjes, rrezikon finalen (VIDEO)

Alvaro Morata ka përjetuar një makth të vërtetë në fund të gjysmëfinales ndaj Francës, që mund t’i kushtojë dhe finalen e së dielës.

Sulmuesi spanjoll, ndonëse ishte zëvendësuar nga trajneri De la Fuente, ka pësuar një lëndim të rëndë, këtë herë krejt aksidentalisht.

Morata po festonte me shokët e ekipit, kur një punonjës sigurie, në tentativë për të kapur një tifoz që kishte hyrë në fushë, rrëshqiti dhe u përplas në këmbët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi u pa të çalonte dhe të mbante gjurin me dorë, madje disa media raportuan se ai mund të humbasë finalen.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?