E pabesueshme, sulmuesi serb i Realit dëmtohet duke u stërvitur në shtëpi
Luka Jovic duhet të ndalet për disa javë për shkak të një frakture në thembrën e këmbës së djathtë. Sulmuesi i Real Madrid, u rikthye në Serbi në fillim të javës, u dëmtua teksa stërvitej në shtëpi.
Një periudhë jo e thjeshtë për ish-sulmuesi e Frankfurtit, i cili këtë sezon nuk ka mundur që të gjej hapësira në formacionin e trajnerit Zidane. Madje ai është më poshtë sesa Mariano Diaz në hiearkinë e sulmuesve, duke shënuar vetëm 2 gola në 24 ndeshje.
Numra që janë shumë larg pritshmërive të drejtuesve merengues, të cilët në verën e vitit të kaluar paguan plotë 60 milionë euro plus bonuse për ta transferuar në “Santiago Bernabeo”. /R.Lika-Koha Jone/