E pabesueshme, tifozët e Nantes nuk mund të kalojnë në qendër të qytetit

Një situatë paradoksale po ndodh së fundmi me tifozët e skuadrës së Nantes. Sonte skuadra e tyre do të luajë kundër Bastias për çerekfinalet e Kupës së Francës.

Prefekti i Loire-Atlantique i ka ndaluar kalimin tifozëve të të dyja skuadrave në qendër të qytetit. Duket e pabesueshme, por banorët e Nantes nuk mund të qarkullojnë në qytetin e tyre sipas një dekreti.

“Të enjten më 10 shkurt 2022 është e ndaluar për të gjithë personat që pretendojnë statusin e tifozëve të Nantes dhe Bastias të qarkullojnë ose të parkojnë në brendësi të perimetrit të qendrës së qytetit të Nantes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dekreti justifikohet me faktin se prefektura mendon se policia nuk ka mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tifozëve. Shkelësit rrezikojnë deri në gjashtë muaj burgim, 30 mijë euro gjobë dhe 5 vjet ndalim qarkullimi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?