E PLOTË/ Reja: Kam rinovuar deri në vitin 2022, shqiptarët besojnë shumë te ne
Edy Reja do të vazhdojë në krye të kombëtares sonë. Strategu italian ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022. Një njeri që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga trajningu, teksa një intervistë telefonike për “Corriere dello Sport” ka zbuluar detaje nga aventura me Kombëtaren tonë.
“Jam rikthyer nga fluturimi Tiranë-Romë, më pas në Trieste dhe në Gorizia, në shtëpinë time, por jam i kënaqur. Aventura në Shqipëri më jep entuziazëm të madh.
Reja ka gjithmonë një zjarr, apo jo?
Ekziston dëshira për të bërë këtë punë. Të mësoj dhe të vë në lojë përvojën time. Është një sfidë e bukur. Ka një projekt të madh, i cili nuk ka të bëjë vetëm me pjesën teknike të Kombëtares, por jam i përfshirë edhe në mbikëqyrjen e gjithë lëvizjes shqiptare të futbollit. Është një pikënisje stimuluese dhe e mbushur me gjëra të bukura.
Në vitin 2022 do të jesh 77 vjeç
Le të fillojmë këtë rrugëtim të ri, më pas të shohim, ka kohë për gjithçka.
Si do ju shohim?
2022 është shumë larg. Më tej në vitin 2024 është Europiani, që është një objektiv për Kombëtaren. Dua të ndërtoj një rrugëtim solid, e ndjej shumë përgjegjësinë.
Botërori 2022?
Kaq 13 vende në dispozicion për UEFA-n, ne do të bëjmë gjithçka dhe do të luftojmë me të gjitha forcat, por për momentin e nis pas nga disa Kombëtare të tjera. Nuk po mendojmë për objektiva, por ndërtojmë diçka të re, kjo ka rëndësi.
Ju jeni emëruar në muajin prill. Ishit në garë për kualifikueset e Euro 2020 dhe nuk e arritët. Ju mbeti ndonjë gjë peng?
Kemi provuar, por Franca është më e fortë se ne, me Turqinë pësuam gol në minutën e 90-të. Më vjen keq, situata nuk ishte e thjeshtë. Kemi luajtur gjithmonë ndeshje të mira. Na kanë shërbyer për të fituar eksperiencë.
Çfarë dhe sa duhet të bëni te Shqipëria?
Ndeshjet nga pikëpamja tekniko-taktike janë në një nivel të mirë, jam i kënaqur pasi kam folur dhe me trajnerët e moshave. Janë të gjithë shqiptarë dhe janë shumë të zgjuar. Unë mundohem t’u jap ndonjë këshillë, punojmë për të ndërtuar një territor të përbashkët, ku mund të krahasohemi. Në këtë pikë puna e De Biasit ishte e rëndësishme.
A ka struktura të përshtatshme?
Po disa gjëra janë gati. Qershia mbi tortë është stadiumi “Air Albania”, i cili u inaugurua një javë më parë. Është një xhevahir me 22 vende, një impiant shuam modern dhe një projekt i një italiani, që na kujtojnë Allianz Stadium të Juventusit, ka një akustik fantastike. Tani po ndërtohen edhe zyrat e federatës. Futbolli në Shqipëri ndiqet shumë, ka shumë entuziazëm.
Grupi i futbollistëve të Kombëtares është i formuar edhe me futbollist që luajnë në Itali. Keni pasur ballafaqime të vazhdueshme me ta?
Sigurisht, më japin të gjithë një dorë në grup. Janë shumë. Dy portierët Berisha dhe Strakosha, Hysaj dhe Gjimshiti, Dermaku de Memushaj. Tani ka edhe të rinj si Ndoj te Brescia apo Kumbulla te Verona të cilët kanë bërë paraqitje shumë të mirë. Në Seria C luajnë shumë djem shqiptar të talentuar. Qëllimi jonë është që t’i zbulojmë, t’u japin një shans dhe të pasurojmë kombëtaren shqiptare.
Si po e përjetoni eksperiencën në Shqipëri?
Shumë mirë, është një vend plot gjallëri, i banuar nga njerëz që kanë konsideratë të lartë për ne, italianët. Ndoshta besojnë më shumë te ne sesa ne për veten tonë.
Si një italian që drejton një kombëtare të huaj, si e konsideroni rrugëtimin e kombëtares së Mancinit?
Ka një gjeneratë me 20 lojtarë të moshës 23-24 vjeç me shumë kualitet, që na japin besim për të ardhmen. Kemi pasur edhe në të kaluarën periudha të mira, tani Italia ka rigjetur dritën. /Rozalb Lika-Koha Jone/