E preku apo jo Ronaldon topin te goli? Sensori brenda “sferës” i jep fund dyshimeve
Portugalia siguroi një biletë për në fazën e 1/8-tave të Katar 2022 teksa mposhti në ndeshjen e dytë të Grupit H, Uruguain me rezultatin 2-0. Të dy golat e sfidës u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Bruno Fernandes.
Nw lidhje me realizimin e golit të parë nga ana e mesfushorit të Manchester United pati dyshime të mëdha nëse topi u prek apo jo nga Cristiano Ronaldo.
Në fakt, nuk ishte shumë e qartë në momentin e parë dhe as përsëritjet në disa kënde nuk ndihmuan shumë, me CR7 që pretendon se e preku ai topin me kokë.
Por, është teknologjia ajo që konfirmon se goli ishte një vepër tërësisht e Bruno Fernandes. Marka e famshme, Adidas që ka modeluar edhe topin e Botërorit, nëpërmjet një sensori të vendosur në brendësi të sferës, konfirmoi se nuk pati kontakt mes topit dhe Ronaldos.