”E premtja e zezë”, Juventusi shkarkon Allegrin, edhe pse i dha Kupën: Sjellja e tij është e pahijshme

Nga sot, Massimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Dy ditë pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantës, klubi i Juventusit zgjodhi t’i japë fund marrëdhënies me trajnerin.

Vendimi vjen pas një takimi që filloi pasditen e së premtes në selinë e “Zonjës së Vjetër” dhe ku përfshiu ish-trajnerin, Giuntolin dhe drejtuesit e lartë të klubit. Në komunikatën e largimit thekson se trajneri ka bërë sjellje të pahijshme në fundin e finales kundër Atalantës.

“Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë finales së Kupës së Italisë, që klubi mendon se nuk janë në përputhje me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të ketë ai që e përfaqëson”, lexohet në komunikatën e Juventusit.

Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga zëvendësi i Allegrit, Landucci ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të firmosin me Thiago Mottan. Thiago Motta, trajneri i Bolognas është në “top” për të qenë drejtuesi i stolit të Juves për sezonin e ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)

SHKARKO APP