E RËNDË/ Gattuso humb motrën në moshën 38 vjeç, ai po drejtonte stërvitjen
Një lajm i rëndë ka tronditur Rino Gattuson. Trajneri i Napolit ka humbur motrën në moshën 37 vjeç, pasi ishte shtruar në spital. Ajo ishte ndjerë keq më 3 shkurt në shtëpinë e saj në Gallarate.
Gattuso nuk u prezantua në konferencën për shtyp pas ndeshjes Sampdoria-Napoli dhe u nis menjëherë për në spitalin Busto Arsizio.
Francesca i ishte nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më ps ishte transportuar në terapi intensive. Trajneri i të kaltëve mori lajmin e rëndë të vdekjes së saj, teksa po drejtonte stërvitjen në Castel Volturno. /R.Lika-Koha Jone/