E rëndë në Rusi, futbollisti 22-vjeçar vdes në stërvitje
Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës, Innokentiy Samokhvalov ka humbur jetën gjatë një seance stërvitore individuale gjatë ditës së sotme.
“Ai u ndje keq gjatë një seance stërvitore individuale, rrethanat (rreth vdekjes së tij) ende po sqarohen. Ishte një njeri i mirë dhe një mik i mirë”, shkruan klubi rus.
22-vjeçari, mbërriti te Lokomotiva në vitin 2015, por ende nuk ka mundur që të debutojë në elitën e futbollit rus. Ai ishte pjesë e skuadrës së dytë që është pjesë e Ligës së tretë në Rusi.
Trajneri Alexander Grishin, tha se Samokhvalov kishte pësuar një “arrest kardiak”. /Koha Jone/