E rëndë në Spanjë, ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar i Atleticos
Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Atletico Madridin dhe botën e futbollin. Futbollisti i të rinjve të Atletico Madridit, Christian Minchola, në moshë shumë të re 14 vjeç.
Futbollisti ishte pjesë e të rinjve, teksa lajmin e dhimbshëm e dha klubi madrilen. Të gjithë nga klubi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e 14-vjeçarit, në këtë moment shumë të vështirë me të cilin ata duhet të përballen.
“Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atletico Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Christianit në këto momente dhimbjeje.”, u shpreh presidenti i Atleticos, Enrike Cerezo.