E RËNDË/ Portieri humbet jetën në moshën 28 vjeç te Club Brugge, mesazhi rrëqethës i klubit

Portieri i Club Brugge Miguel Van Damme ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me sëmundjen e leuçemisë. “Gardiani” e nisi karrierën në vitin 2014 në divizionin e parë belg, por luajti vetëm 50 ndeshje në karrierë, për shkak të shfaqjes së sëmundjes.

Ai u diagnostifikua me leuçemi në vitin 2016, u shërua më pas por në shtator të vitit 2020 Van Damme njoftoi se trajtimi nuk ishte më efektiv.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar atë që ndjejmë, edhe pse e dinim që gjërat nuk kishin shkuar mirë prej disa kohësh. Miguel, këmbëngulja dhe forca jote për të vazhduar pengesë pas pengese, ishte e admirueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Je shembull pozitivizmi, këmbënguljeje dhe shpirti luftarak. Një burim frymëzimi për të gjithë ata që luftojnë”, shkruan Club Brugge në një mesazh rrëqethës në rrjetet sociale. Van Damme la pas gruan, Kyana dhe vajzën e tij Camille. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?