E RËNDË/ Portieri i Partizanit vetëhidhet nga kati i gjashtë i pallatit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur klubin e Partizanit. Portieri i dytë Aldo Teqja ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit.
24-vjeçari është shtruar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe sipas raportimeve është jashtë rrezikut për jetën. Siç njofton edhe Policia në një njoftim të saj, në rrugën “Medar Shtylla”, Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, dhe është dërguar në spital për ndihmë të specializuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Partizanit:
NJOFTIM
Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.

KOHA JONË SONDAZH

