E shtunë jo e mirë për shqiptarët e Serisë A
Prej orës 15:00 u luajtën dy duelet e vlefshme për javën e 17 të Serisë A italiane, ku 3 futbollistë shqiptarë ishin titullarë.
Torino e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit u mposht me përmbysje nga Cagliari me shifrat 1-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Vlasiç, ndërkohë që Prati dhe Kilicsoy realizuan për miqtë.
Ismajli qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa Asllani u zëvendësua nga Ngonge në minutën e 76-të. Kurse Lecce e Ylber Ramadanit u mposht me rezultatin 0-3 nga Como. Mesfushori i Kombëtares kuqezi e nisi si titullar, teksa u zëvendësua në minutën 93.
KOHA JONË SONDAZH

