E thotë ish gjyqtari i njohur spanjoll: Nuk ishte penallti për Realin!
E përditshmja spanjolle “AS:, e cila është e lidhur ngushtë me klubin e Real Madrid, ka marrë opinionin e një emri të njohur të gjykimit, Iturralde Gonzalez, për episodin shumë të diskutuar të ndeshjes ndaj Juventusit, penalltinë e akorduar në fund. Spanjolli, ish-gjyqtar i FIFA-s nga vitit 1998, deri në vitin 2012, mendon se penalltia e dhënë nga anglezi Majkëll Oliver ishte e gabuar.
“Shtyrja e Benatia nuk është e mjaftueshme. Nuk duhej që të sinjalizohej penallti për një rast të tillë”, tha ai, duke bërë të qartë se bilbili anglez kishte vepruar gabim në këtë rast.
KOHA JONË SONDAZH

