E vërtetë apo e manipuluar? Haaland i dërgon 3 topa në trekëndësh (VIDEO)
Erling Haaland është një prej yjeve më të spikatur në dy vitet e fundit. Një lojtar që vendos vazhdimisht rekorde me golat e shënuar pavarësisht ekipit nëse është Salzburg apo Dortmund.
Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka gjetur një tjetër mënyrë të tërhequr vëmendjen, duke shpalosur të gjithë aftësitë teknike. Goditje perfekte e tre topave, të vendosur njëri mbi tjetrin, duke shënjestruar në mënyrë të saktë tabelën e vendosur aty ku kryqëzohen shtyllat.
Nuk kanë qenë të pakët edhe ata që kanë vendosur në dyshim këtë video, e cila sipas tyre mund të jetë bërë edhe me montazh në bazë të një teknike që përdorin në raste të tilla.
KOHA JONË SONDAZH

