E zbulon ESPN, Messi po luan i dëmtuar te Barcelona
Lionel Messi ka luajtur me dhimbje në gjurin e majtë në ndeshjet e fundit. Kapiteni i Barcelonës sipas “ESPN” ka një dëmtim në kofsh, por mungesa e Suarez dhe Dembele, ka bërë që ai të zbresë në fushë edhe pse me dhimbje.
Argjentinasi është i gatshëm për të luajtur në Kupën e Mbretit ndaj Bilbaos të enjten, edhe pse po tregon shenja të dukshme lodhjeje. Stërvitjet e trajnerit të ri, Stien kanë pasur një ndikim negativ në fortmën e “Pleshtit”.
“Seancat janë të ndryshme dhe disa prej tyre edhe më intensive. Disa lojtarë po ndjejnë lodhje dhe kjo gjë po demonstrohet edhe në fushë”, ka thënë një burim për ESPN.
Messi u përfshi në 5 golat e Kupës së Mbretit kundër Leganes, por kjo nuk është më e mira e tij. Argjentinasi ka realizuar vetëm 19 gola në 24 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/