E zbulon gazeta angleze, Reali “piketon” sulmuesin e Man. City

Real Madrid ende nuk ka gjetur zëvendësuesin ideal pas largimit të Cristiano Ronaldos i cili la kryeqytetin spanjoll pas 9 vitesh në verën e 2018-tës.

Klubi “galaktik”po punon për të sjell në “Santiago Bernabeu”  një futbollist të kalibrit të lart botëror. Gazeta prestigjioze angleze “The Telegraph” shkruan se Reali do të synojnë Raheem Sterling në merkaton e verës.Sulmuesi  anglez nuk ka arritur ende marrëveshje me klubin e Manchester City për të rinovuar kontratën e cila përfundon në 2023.

Drejtuesit madrilen për të rënë në gjurmët e Sterling duhet të paguajnë më shumë se 150 milionë euro. Edhe pse Pep Guardioa e ka liderin e skuadrës tek City. Megjithatë një klubi si Reali vështirë si i thua “jo” nëse të vjen një ofertë joshëse.

SHKARKO APP