E zbulon media Veroneze, Interi ka gati ofertën “bombë” për Kumbullën

Interi duket i vendosur për të transferuar Marsh Kumbullën në merkaton e verës.

Zikaltrit janë impresionuar nga paraqitjet e 20-vjecarit shqiptar  i cili luan me fanellën e Hellas Veronës në Serie A. Siç raporton e përditshmja veroneze “L’Arena”, zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë dy të rinjtë e skuadrës së tyre, sulmuesin 17 vjeçar Sebastjano Esposito dhe mbrojtësin 20 vjeçar Alesandro Bastoni.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë të ekipit A me Interit dhe janë 2 talente të cilët italianët pretendojnë shumë në të ardhmen. Ndërkohë klubi i Veronës për ta lënë të lirë Marsh Kumbullën kërkojnë të paktën 30 milionë Euro, gjithmonë nëse nuk do të ketë futbollistë të huazuar në tratativa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?