Eden Hazard ka një problem të madh me frigoriferin
Izolimi nga koronavirusi po detyron shumë qytetarë në botë që të mbyllen në shtëpi. Ne mesin e tyre janë padyshim edhe futbollistët që hasin vështirësi për shkak se nuk duhet të humbasin formën sportive.
Njëri prej tyre ka kaluar deri më tani një sezon për t’u harruar, i detyruar që të qëndrojë më shumë jashtë fushave. Po flasim Eden Hazard, i cili gjatë verës kompletoi transferimin nga Chelsea te Real Madrid, por ende nuk ka mundur që të shprehë potencialin e tij për “Los Blancos”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për median belge “RTBF”, Hazard rrëfeu se ka pasur disa probleme të vogla gjatë karantinës, në veçanti me faktin se e ka të vështirë të qëndrojë larg frigoriferit.
“Jam akoma i dëmtuar, nuk mund t’u mësoj fëmijëve, atë që do dëshiroja. Eci me një këmbë e gjysmë dhe nuk jam shumë i dobishëm. E vetmja gjë që mund të bëj është të ruajë formën, të gjithë futbollistët kemi mundësinë që ta bëjmë këtë gjë.
Duhet të jem i kujdesshëm për të mos krijuar shtresa dhjami. Mundohem të mos ha shumë dhe të qëndrojë larg nga frigoriferi, atje ku ka sanduiçe apo ëmbëlsira, por nuk është e thjeshtë”, ka treguar Hazard. /R.Lika-Koha Jone/