Eden Hazard mendon rikthimin e bujshëm tek Chelsea në janar
Eden Hazard mund të bëjë një rikthim të bujshëm te skuadra e Chelsea-t. Sipas sajit ABC, Real Madrid dëshiron që ta shesë belgun në mënyrë përfundimtare në fundin e sezonit, por është gati që ta lërë në formë huazimi gjatë janarit.
Blutë e Londrës shihen si opsion i mirë, ndërkohë që mund të përfshijnë dhe një klauzolë për detyrim blerje në fundin e sezonit, një opsion që e bën më të lumtur ekipin madrilen.
Hazard me Chelsea-n numëron plotë 352 ndeshje, në të cilat ka shënuar 110 gola dhe ka dhënë 92 asiste. Numra të jashtëzakonshëm që sollën dhe transferimin e bujshëm te Reali në vitin 2019, por që deri më tani, asnjëherë nuk ka arritur që të respektojë pritshmëritë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

