Edgar Çani dëshiron Leeds, Catania e mban peng për 100 mijë euro
Dita e fundit e merkatos së janarit, vendimtare për të ardhmen e Edgar Çaniti, i cili e ka marrë propozimin e Barit, ekip i Seria B, që kërkon ta rikthejë në Puglia. Por prioriteti i tij mbetet për të shkuar në Angli, ku ka pranuar me entuziazëm ofertën e Leeds, që garon në Premiership. Tani ai duhet të presë për vendimin që do të marrë Catania, që zotëron kartonin e tij. Leeds për të rënë dakord me klubin italian të Seria B, duhet të derdhë edhe rreth 100 mijë euro më tepër , sepse Catania kërkon 600 mijë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares sonë. Operacioni i shitjes së kartonit të tij mund të shkojë në favor të ekipit tjetër të Barit, ku Çani nuk ka edhe aq dëshirë, megjithatë vendos oferta më e mirë. Katania e ofron qoftë edhe në formë huazimi sulmuesin shqiptar, 25 vjeç, me kushte rënduese të një shpengimi të detyruar, në një total prej 500-600.000 euro, plus disa bonuse. Mbi sulmuesin, tifozët e Barit fishkëllyen dje në ndeshjen ndaj Frosinone, në pritje të tij, por gjithashtu këmbëngul edhe Pescara, që është gati për të shfrytëzuar ndonjë hap të ngadalshëm nga Catania. Orë vendimtare për Edgar Çanin, që dëshiron të luajë në Angli, por kërkohet edhe në Seria B, me shumë ngulm nga Bari.
KOHA JONË SONDAZH

