Edgar Çani merr numrin 10 tek Leeds, “E ëndërroja këtë ekip”

Leeds United konfirmoi ashtu siç qe paralajmëruar ditë më parë nga “Koha Jonë” mbi blerjen e sulmuesit Edgar Çani, me të cilin ka arritur një marrëveshje për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Çani, një lojtar i kombëtares sonë  u shndërrua në blerjen e tretë të Mançester Junajtid, pas Sol Bamba e Granddi Ngoyi. Mesfushori me tipare sulmuese i kuqezinjve, Edgar Çani, 25-vjeç, ka luajtur 14 ndeshje me Katanian në Seria B gjatë këtij sezoni, duke shënuar tre gola. Çani e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, kryesisht me ekipe të Seria B. Karriera e tij nisi me ekipin e Pescara, për të kaluar më pas tek Palermo. Më tej kaloi në kampionatin polak, me Polonia Varshavën, në vitin 2011. Ai u kthye në Itali, për t’u blerë nga Katania, që në atë kohë ishte pjesë e Seria A, dhe e huazoi më pas në disa skuadra të tjera të Seria B. Sulmuesi shqiptar do të veshë fanellën me numrin 10 tek Leeds, pasi Granddi Ngoyi pranoi të merrte fanellën e mbetur lirë, me numrin 6. Edgar Çani pasi firmosi mbrëmjen e djeshme kontratën, ku kaloi në formë huazimi, tani ai pret debutimin në “Elland Road”. – “Dëgjova rreth një muaj më parë që Leeds më dëshironte në merkato,” – shpjegoi sulmuesi shqiptar.  – “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi.” Çani i është bashkuar të martën shokëve të tjerë të ekipit të ri në Premier-ship dhe vijoi seancën e parë stërvitore. Impresionet e para të ekipit anglez kanë qenë të mira dhe po ashtu edhe për vetë lojtarin shqiptar. – “Mendoj se është një ekip i madh,” – theksoi ai.  “Mendoj se mund të vazhdojmë të ndjekim rrugën e fitoreve, si në dy ndeshjet e fundit. Dua të luaj sa më shumë mundem me ekipin e ri.” Për trajnerin e Leeds, Neil Redfearn, sulmuesi shtoi:  – “Është sjellë shumë mirë. Folëm bashkë sot para stërvitjes dhe kemi marrëdhënie shumë të mira.” I pyetur rreth stilit të lojës, Çani shprehet: – “Jam një lojtar shumë i mirë me kokë. Më pëlqen ta mbaj topin dhe ndihmoj ekipin të ecë para,” – shprehet Çani.  – “E di se kjo është një ligë e madhe,” – shtoi ai. – “I kam ndjekur disa ndeshje dhe më pëlqejnë fansat si dhe atmosfera këtu. Isha në këtë stadium për të ndjekur një ndeshje në dhjetor. Tifozët ishim të mrekullueshëm. Nuk u ndalën asnjëherë së kënduari. Edhe ndeshja ishte shumë e bukur.” Kësisoj,  sulmuesit Edgar Çani, nuk i mbetet gjë tjetër,veçse të nisë eksperiencën e re në Premier-ship me një ndër klubet më të mëdha anglez, Leeds United.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?