Edhe Inter në skandalin e Panamasë

Mediat italiane raportojnë se në skandalin e Panamasë është i përfshirë edhe skuadra e Interit.

Corriere della Sera shkruan se Inter dhe një kompani Finmeccanica me aksionerë italianë janë të përfshirë në këtë skandal që ka tronditurn botën prej 2 ditësh.

Emrat e tyre janë përfshirë në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur nga firma ligjore ‘Mossack Fenseca’ në Panama.

Deri tani, nuk ka emra konkretë për përfshirjen e Inter.

‘Panama Papers’ është zbulimi më i madh gazetaresk i bërë ndonjëherë, duke bërë publike emra të liderëve botërorë që kanë fshehur paratë e tyre në firmën offshore për të mos deklaruar taksat.

SHKARKO APP