”Edhe një sezon te Braça”, Koeman: Presidenti më ka mbështetur

Edhe në sezonin e ardhshëm, Ronald Koeman ka konfirmuar se do të vijojë të qëndrojë te Barcelona. Duke folur në konferencën për shtyp në prag të transfertës valenciane ndaj Levantes, Koeman deklaroi se ka marrë mbështetjen e Laportës që në ditën e parë dhe se do të jetë në “Camp Nou” edhe sezonin e ardhshëm, ashtu siç e parashikon kontrata.

”Presidenti më ka dhënë mbështetje që ditën e parë që u zgjodh dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi kam kontratë edhe për sezonin e ardhshëm me Barcelonën. Për momentin jemi të përqendruar të mbyllim sa më mirë këtë sezon, pastaj do të ulemi të bisedojmë edhe për rinovimin, por mund t’ju them se do jem në “Camp Nou” edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi Koeman.

Barazimi pa gola ndaj Atleticos së Madridit në fundjavë ka zbehur ndjeshëm shpresat e Barcelonës për titullin kampion, megjithatë Koeman mbetet optimist dhe kërkon që të tijtë të bëjnë më të mirën në tre javët e mbetura.

SHKARKO APP