Edhe Ramella në “gijotinë”, ndryshe nga Idrizi trajneri tregohet diplomat për humbjen

Trajneri i Flamurtarit, Ernestino Ramella pranoi pas ndeshjes dhe humbjes 1-2 me Partizanin, se skuadra e tij në pjesën e dytë u shfaq një skuadër tjetër, gati “e panjohur” me atë që ai pa në fushë, madje gjeti dhe një krahasim për t’i etiketuar futbollistët e tij në 45 minutat e dyta. – “U shfaq një skuadër tjetër pas pjesës së parë dhe në fushë dukej sikur kishin zbritur vëllezërit binjakë të atyre që ishin në pjesën e parë, vetëm se në jetën e tyre nuk kishin prekur kurrë topin, me këmbë. Duhet ta vlerësojmë atë që ndodhi në pjesën e dytë, i lejuam shumë raste Partizanit, aq shumë raste sa që kur kam ardhur unë nuk i kemi lejuar në të gjitha ndeshjet bashkë,” – theksoi i pakënaqur trajneri italian i Flamurtarit. Sa i përket reagimit të tifozëve, për trajnerin Ramella, skuadra e tij, pavarësisht lojës së dobët në pjesën e dytë nuk toleroi përballë Partizanit. – “Unë i kam parë disa herë në Shqipëri këto raste të çuditshme për mënyrën se si humben ndeshjet dhe duket sikur ne jemi objekt i këtyre kontestimeve. Duket sikur e lejuam të fitojë Partizanin, por nuk është kështu. Për fat të keq në futboll kur rezultati nuk është ai i pritshëm tifozët mendojnë se ka diçka tjetër pas humbjes, por nuk është kështu.” – theksoi Ramella. Mirëpo këto pretendimet janë rrëzuar nga presidenti Sinan Idrizi dhe mësohet se në mbledhjen e së hënës do të diskutohet  edhe e ardhmja e trajnerit në stolin e Flamurtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?