Trajneri kombetares Edi Reja flet pas ndeshjes me Uellsin: Ja çfarë nuk shkoi mirë
Pas ndeshjes Uells-Shqiperi, (barazim) trajneri i Kombëtares, Edi Reja u shpreh: “Më pëlqeu sjellja e skuadrës. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për të treguar aspektin karakterial. Vuajtëm në pjesën e dytë, sepse ata futën një sulmuesë të fortë fizikisht dhe luajtën me topa të gjatë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm pak në sulm. Uellsi është skuadër shumë e fortë. Luajmë shumë mirë në pjesën mbrojtëse, por duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë në kundërsulm. Në pjesën e parë bëmë mirë, por në pjesën e dytë vuajtëm pak. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen duhet t’i godasim. Në pjesën e dytë duhet të jemi shumë të aftë në kundërsulm. Paraqitja mbetet pozitive”- shtoi trajneri Reja.