Edi Reja vazhdon me surprizat, rikthen në kombëtare Kaçen dhe lojtarin e Partizanit

Kombëtarja shqiptare rikthehet të luajë dy ndeshjet e radhës të vlefshme për eleminatoret e Europianit “Euro 2020”, teksa në 11 dhe 14 tetor do të përballet ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Teksa po afrohen datat e ndeshjeve, trajneri, Edi Reja po përgatit listën me lojtarët e grumbulluar. Priten shumë ndryshime, ku një prej më të sigurtave, është se Myrto Uzuni pritet të mos jetë në listën e parë për arsye taktike.

Sipas “Sport Ekspres”, trajneri Reja Reja ka përgatitur edhe dy rikthime, teksa ka dërguar ftesë për Ergys Kaçen, por edhe për Lorenc Trashin. Por ajo që shqetëson disi është një dëmtim që ka marrë ky futbollist në ndeshjen ndaj Tiranës.

Stërvitja po vazhdon i diferencuar dhe ky është problemi më i madh, për të parë nëse do t’i bashkohet Kombëtares.  Pas pak ditësh do të publikohet edhe lista e plotë nga trajneri italian, Edi Reja.

SHKARKO APP