Edinson Cavani bën gati valixhet, gati transferimi në La Liga
Edinson Cavani mund ta shohim në një tjetër skuadër nga vera e ardhshme, pasi ai nuk bën më pjesë në planet e skuadrës së Paris Saint Germain. Lajmi raportohet nga “France Football” që ka zbuluar se Leonardo nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re ndërkohë që aktualja skadon qershorin e ardhshëm.
Cavani ka luajtur deri tani vetëm 326 minuta në kampionat dhe Tuchel nuk e shikon më si zgjedhjen e parë dhe rrugët pritet të ndahen por jo në janar pasi klubi nuk dëshiron të dobësojë sulmin. Atletico Madrid është ekipi favorit për ta afruar uruguaianin ndërkohë që për të ka oferta edhe nga Kina apo SHBA.
Nuk përjashtohet mundësia që kjo lëvizje të bëhet që në janar, pasi uruguaiani nuk mund të pranojë që të qëndrojë për muajë të tërë në stol.